26 Prill 2024

Tadiç: Zgjidhje përmes kompromisit Prishtinë-Beograd

Beograd, 23 nëntor - Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se vetëm përmes dialogut Beograd- Prishtinë mund të arrihet te kompromisi dhe zgjidhja e pranueshme për të dyja palët.

“Konflikti ekziston ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, e jo ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sepse ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Tadiç në një intervistë për televizionin rus “Rusia Sot”

Ai ka shtuar se do të vazhdojë me përpjekjet për të realizuar qëllimet politike të tij.
“Kur u zgjodha për herë të parë president i Serbisë, kisha dy qëllime strategjike: të bëhemi anëtare e BE-së dhe të mbrojmë integritetin dhe tërësinë territoriale. Do të vazhdoj me përpjekjet në këtë drejtim”, ka thënë prersidenti serb.

Tadiç gjithashtu theksoi se Kosova nuk është vetëm problem mes serbëve dhe shqiptarëve, por problem që është pjesë e politikës rajonale, duke marrë parasysh precedentin që, siç tha ai, mund të shkaktojë probleme në mbarë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)