26 Prill 2024

Tadiç: Sa më shpejtë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës

Astana, 2 dhjetor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në samitin e shtatë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që po mbahet në Astana të Kazakistanit, ka tërhequr vemendjen se atmosfera e përgjithshme e sigurisë është më e ndërlikuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti serb ka theksuar se Serbia është e përkushtuar në parimet themelore të OSBE, duke kërkuar që edhe më tutje ky mekanizëm ndërkombëtar në Kosovë të mbetet me status neutral, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të përkushtohet më tepër në përparimin e jetës së bashkësive joshqiptare në Kosovë.

Sipas Tadiçit, bota e ka pranuar faktin se dialogu është rruga më e mirë për arritjen e paqes në Kosovës. Ai ka kërkuar që sa më shpejtë të fillojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)