29 Mars 2024

Tadic i gatshëm të takojë Thaçin

Beograd, 16 dhjetor - Presidenti i Serbisë Boris Tadic deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Duhet të bisedojmë me çdonjërin, të cilin shqiptarët e Kosovës do ta zgjedhin si përfaqësuesin legjitim të tyre”, deklaroi Tadic.

Presidenti serb tha se duhet të hetohen pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti mbi trafikimin e organeve, të cilat ndërlidhen me Thaçin.

I pyetur nëse ai është i gatshëm të takohet me Thaçin, Tadic është përgjigjur pozitivisht.

“Nuk kemi të drejtë për qëndrime personale kur përfaqësojmë interesin publik”, tha presidenti serb, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare “duhet të marrë qëndrim” lidhur me raportin e Martit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)