30 Prill 2024

"Sunday Times", shkrim për akuzat për trafik organesh

New York, 16 qershor - A ka vrarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës të burgosurit serbë për organet e tyre? Teksa këto akuza përfliten, gazetari i “Sunday Times”, Ed Caesar, ka ndjekur rrugën e përgjaktë të skandalit të ri të trafikimit të organeve, rrugë e cili të çon drejt zyrës së kryeministrit Hashim Thaçi.

Kështu e nis shkrimin e tij, gazetari i “Sunday Times”, Ed Caesar. Duke u bazuar në akuzat e bëra nga senatori zviceran, Dick Marty, për trafikim organesh në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999, gazetari Caesar ka nisur kështu një studim rreth këtyre pretendimeve.

Gazetari ka intervistuar edhe Nazim Bllacën, i cili veç deklarimeve të tij të mëparshme nëpër mediat vendore, i ka treguar Caesarit edhe fakte të reja.

“Për shembull, Bllaca ka dëshmuar se ka kërcënuar tre dëshmitarë gjatë gjykimit të Fatmir Limajt në Tribunalin e Hagës në vitin 2003 dhe 2004”, shkruan Ceasar në artikullin e tij.

“Unë kam punuar për Thaçin. Nëse Thaçi (përmes Azem Sylës dhe SHIK-ut) nuk do t`i kishte vrarë kundërshtarët e tij (këtu flet për kundërshtarët e tij politik që sipas Bllacës, vinin kryesisht nga radhët e LDK-së së Ibrahim Rugovës), nuk do të kishte kaq shumë pushtet... Më kanë keqpërdorur”, ka thënë Bllaca për “Sunday Times”.

Ajo që dëshminë e Bllacës e bën edhe më të vërtetë për Perëndimin është se SHIK-u, gjatë luftës në Kosovë, ishte mbështetur nga agjencinë perëndimore të inteligjencës.

Ndërkohë, gazetari i “Sunday Times”, duke vazhduar rrugëtimin e tij nëpër Kosovë, arrin në Drenicë, ku gjen një tjetër person të gatshëm ta rrëfej tregimin e tij. Ymer Ymeri thotë se gjatë luftës së vitit 1999, ai ishte burgosur për dy muaj të tërë në një qeli dy-me-tre metra së bashku me 17 persona të tjerë në Kukës.

Të gjithë të burgosurit e tjerë me të ishin mbështetës të partisë së “gabuar”, LDK-së. Personi që e arrestoi atë ishte Sabit Geci, person i fuqishëm në PDK që momentalisht është duke u gjykuar për krime lufte.

Ymeri deklaron se i vëllai i tij, menjëherë pas luftës, u vra për shkak të këndvështrimeve të tija partiake.

Se sa shumë ka ditur Amerika dhe Britania rreth Thaçit para se t`i ofronin mbështetjen, gazetari Caesar thotë se ata kanë ditur pothuajse gjithçka. Para bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kur Allbright e ftoi Thaçin në negociatat në Rambuje, u bë e qartë se çfarë lideri do të mund të bëhej.

“Thaçi u zgjodh pasi  ishte shumë i madh në UÇK”, thotë Meyer. “Dhe ne, u bëmë aleatët e tij ushtarakë. Ai mund të prodhojë në një front ushtarak. Por një arsye tjetër ishte se ai mund të kryente punë edhe politikisht. Ai është tërheqës dhe është i qetë. Ai u tregon britanikëve dhe amerikanëve atë që ata dëshirojnë të dëgjojnë rreth pastrimeve, rreth të drejtave të serbëve. Është e çuditshme se si diplomatët tanë dështojnë në atë se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë”, thekson Meyer.

“Një rrjedhë e madhe e financimit ndaj këtyre djemve ka qenë gjithmonë aktiviteti kriminal, mirëpo SHBA-të dhe Britania i mbyllën sytë ndaj kësaj”, shton ai.

Meyer thotë se beson që edhe Tony Blair edhe Bill Clinton kanë qenë në dijeni rreth lidhjeve kriminale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)