29 Prill 2024

Stefanoviç: Jemi të gatshëm të bisedojmë për ndarjen e Kosovës

Beograd, 23 prill - Ekipi negociator serb nuk përjashton mundësinë që të bisedohet për ndarjen e Kosovës, ka thënë në një bisedë për gazetën “Blic” Borko Stefanoviç, shef i ekipit serb në bisedimet për Kosovën.

“Ne jemi të lirë të flasim për çdo gjë dhe nga unë kurrë nuk keni për të dëgjuar: Jo, kjo është absolutisht e pamundur dhe për këtë nuk mund të flitet. Mendoj se pala tjetër duhet ta përshtasë qasjen e vet për kërkesat rreth zgjidhjes e jo vetëm të kërkojë konfirmimin rreth të të ashtuquajturës pavarësi të tyre, sepse këtë kurrë nuk do ta ketë” theksoi Stefanoviç.

Stefanoviç gjithashtu ka theksuar se çështja e statusit është në çdo temë që bisedohet. \"Tani për tani të dy palët respektojnë pikëpamjet e veta për statusin, por problemi lind kur njëra palë, dhe më shumë ajo e Prishtinës, insiston që ne të japim konfirmimin tonë për statusin tyre. Puna jonë në këtë proces nuk është që përmes zgjidhjes të murosim të ashtuquajturën pavarësi të tyre, por të zgjidhim probleme konkrete sipas parimeve dhe standardeve” theksoi më tej Stefanoviç.

Ndërsa i pyetur se sa mund të zgjasin bisedimet, Stefanoviç ka thënë se nuk është reale që ato të zgjasin shumë pasi ashtu sikurse edhe Kosovës edhe Serbisë i është përcaktuar që t`i zgjidhin sa më shpejt problemet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)