29 Prill 2024

Sot nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Strasburg, 19 prill - Sot në Strasburg do të nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Dje Parlamenti Evropian miratoi vendimin për qytetarët e Kosovës. Ky votim nënkupton se më, nuk ka dilema se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 Janari i vitit 2024.

Për këtë çështje, sot në Strasburg, presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e presidencës së BE-së, do ta nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian.

Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili udhëton sot drejt Strasburgut. Zyra e për Informim e Kryeministrisë bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola. Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian, së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)