29 Mars 2024

Shefi i misionit EULEX do të vizitojë Tiranën

Prishtinë, 30 nëntor - Xavier de Marnhac, shef i misionit EULEX në Kosovë do të vizitojë Tiranën më 2-3 dhjetor 2010, për herë të parë në cilësinë e shefit të misionit.

Në këtë vizitë njoftuese de Marnhac do të takohet me ministrat shqiptar për drejtësi, punë të brendshme dhe financa.

Kjo vizitë është në vazhdën e vizitave të cilat përfshijnë vizitat në Beograd, Shkup dhe Podgoricë dhe ofron mundësi për të diskutuar për luftimin e krimeve serioze në kontekstin rajonal dhe çështjet e tjera të lidhura me sundimin e ligjit në të cilat është i përfshirë EULEX-i.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)