19 Prill 2024

SHBA sot feston 234 vjetorinë e Pavarësisë

SHBA, 4 korrik -  Sot, më 4 Korrik 2010, u mbushën 234 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1776, përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Kur gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të ndërhynin edhe ushtarakisht deri edhe me trupat Amerikane, deri sa të rrezikonin edhe të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte përgjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 korrik, si sot, 234 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e tyre, bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të secilit komb.

Trashëgimia dhe porosia e tyre, e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë. Për Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është LIRIA, fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosovës dhe pavarësia e saj - ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar.

4 Korriku 1776, kumbon thellë në zemër tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, "ëe the people", "ne populli", për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Ato tre fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve, të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.

Besojmë se askush më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka kuptuar këtë, askush më mirë se ne shqiptarët nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë betuar në nderin e tyre dhe që demokracia, liria e popujve, të mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Armiqtë më të mëdhenj të Amerikës, nuk janë popujt e lirë e sovranë, por janë diktaturat e diktatorët, shtypja e popujve liridashës, skamja dhe mjerimi i tyre.

Dhe Miku më i Madh i Amerikës, është ai komb që do dhe lufton për paqen, lirinë dhe demokracinë. Par, jemi ne kombi shqiptarë !

4 Korriku 1776, Dita e Pavarësisë së SHBA, sot pas 20 vjet të rënies së komunizmit në Shqipëri, dhe 10 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe dy vjet nga Pavarësia e saj, aq sa i përket kombit amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun 1776, ashtu siç feston çlirimin e Shqipërisë nga okupatori mbas LDB, ashtu si feston shembjen e "Murit të Ambasadave", shëmbjen e komunizmit, ashtu si feston lirinë e Kosovës, dhe Pavarësinë e saj, duke i qenë mirënjohëse për jetë Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Presidenti i parë dhe historik i Kosovës, i ndieri Dr. Ibrahim Rugova, ia patë dedikuar gjithë këtë mrekulli admirimit dhe respektit, të madh që kanë shqiptaret ngado për Amerikën, prej Uashingtonit, Uillsonit, Regan, Bush - plakut, Klintonit, dhe Bushit të ri, që i thanë ndal gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë dhe presidentit George W. Bush, i cili ishte në atë kohë i pari presidentë në detyrë që vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inaugurimit presidencial.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)