28 Mars 2024

SHBA: Shqetësim për kërcënimet serbe para zgjedhjeve në Kosovë

Washingon, 9 dhjetor - Diplomati i lartë amerikan, Tom Kantrimen, tha se Uashingtoni është i “shqetësuar” për deklaratat e bëra, javën e kaluar, nga zyrtarët serbë në Kosovën veriore, lidhur me zgjedhjet parlamentare më 12 dhjetor.

Në një dëgjim në Komisionin e Helsinkit të Shteteve të Bashkuara, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Tom Kantrimen, pos tjerash, tha:

“Këto kërcënime nga java e kaluar e kanë pasur efektin e tyre të dëshiruar, duke i frikësuar votuesit, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në çfarëdo mënyre në jetën publike të Republikës së Kosovës".

"Ato janë kërcënime të besueshme, pasi ndodhin në kontektstin e një varg incidentesh të dhunshme, të drejtuara kundër serbëve në veri të Kosovës, që bashkëpunojnë”, tha zoti Kantrimen.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara “presin dhe inkurajojnë Qeverinë e Serbisë të bëjë çdo gjë të mundshme për ta qetësuar atmosferën dhe për të parandaluar çfarëdo dhune të tillë”.

Dje, një boshnjak, i cili ishte pjesë e ekipit për organizimin e zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës, ishte vrarë në këtë rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)