ShBA paralajmëron shtetasit e saj të bëjnë kujdes në Europë

Washington, 17 nëntor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka lëshuar një alarm udhëtimi të enjten për shtetasit e saj që shkojnë në Europë, duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e "rrezikut të shtuar për sulme terroriste."
Duke cituar incidentet e vazhdueshme që kanë në ndodhur vitet e fundit në Francë, Britaninë e Madhe dhe Suedi, Departamenti i Shtetit theksoi mundësinë e sulmeve të reja në të ardhmen.
Deklarata thotë se grupet militante të Shtetit Islamik dhe të Al-Kaedës janë ende të afta për të planifikuar dhe për të ekzekutuar sulme terroriste në Europë.
Paralajmërohet gjithashtu për rrezikun e shtetasve ekstremistë të vetëradikalizuar. SHBA-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët e saj europianë për të përballuar terrorizmin, thekson Departamenti i Shtetit.