03 Maj 2024

Sfida e Kosovës mbetet krimi i organizuar

Prishtinë, 12 tetor - Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, po prezanton para anëtarëve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, progres raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të marrin statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Ka pasur zhvillime pozitive dhe jo shumë të mira sidomos mes Kosovës e Serbisë dhe kërkojmë që bisedimet të nisin”, tha Fule. Më pas komisionari evropian raportoi për progresin e secilit vend të Ballkanit Perëndimor.

Fule propozoi fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave në dhjetor të 2011. Sfidë për Kosovën mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe reformimi i administratës.

Fule u ndal dhe në situatën në veri të Kosovës. “Ka pasur tensione në veri të Kosovës”, tha Fule duke i kërkuar Prishtinës të ketë “agjendë për veriun”.

Për sa i përket Malit Zi, Fule tha se duhet të hapen negociatat

“Ka punuar shumë. Kemi parë progres të vërtetë, duke përfshirë reformat gjyqësore, ligjin e medias, elektoral, antidiskriminimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Propozoj sot të hapen negociatat me Malin e Zi, por duhet të vazhdojë me reformat dhe të konsolidojë progresin”, tha Fule.

Fule propozon dhënien e statusit të vendit kandidat, Serbisë, por nuk do të të hapë bisedimet zyrtare të pranimit, deri sa Serbia dhe Kosova të normalizojnë lidhjet e tyre. Bisedimet do nisin “në momentin kur Serbia të arrijë progres, kur të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, raportoi Fule.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)