26 Mars 2023

Serwer: Beogradi dëshiron korrigjimin e kufirit

Londër, 1 korrik -  Drejtori i Institutit amerikan për Paqe, Daniel Serwer, në një intervistë për BBC-në, tha se Beogradi dëshiron që pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të hap për diskutim çështjen e ndarjes së Kosovës dhe korrigjimin e kufijve.

Sipas tij edhe në rast të hapjes së diskutimeve për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, nuk mund të pritet një pajtueshmëri mes palëve, të cilat në një rast të kundërt do të duhej të jepnin garanca të plota se zgjidhja nuk do të ketë ndikime në Maqedoni dhe Bosnjë.

Ai u bëri thirrje qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në prag të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të mos bëjnë presion mbi popullatën serbe në pjesën jugore e qendrore të Kosovës, që mund të ndikojë në njohjet e reja ndërkombëtare për vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)