29 Prill 2024

Serwer: Bashkimi gjithëshqiptar, ide e rrezikshme për rajonin

Washington , 12 janar - Bashkimi gjithëshqiptar është ide shkatërruese për gjithë rajonin, ka thënë Daniel Serwer, nga Qendra për marrëdhënie trans-atlantike në Universitetin John Hopkins në Washington.

Kjo ide e tmerrshme, siç e ka quajtur Serwer, është shkatërruese si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe për ata të Serbisë, Shqipërisë dhe fqinjët tjerë,

“Mendoj se është mirë që Vetëvendosja ka marrë pjesë në zgjedhje dhe që tash do të ketë përfaqësuesit në Parlament. Ata do ta kenë mundësinë që qëndrimet e tyre, madje edhe ato, me të cilat unë nuk pajtohem, t’i paraqesin në Kuvend. Madje edhe qëndrimet për bashkimin gjithëshqiptar. Nuk është mirë që këto ide që ekzistojnë të fshihen, sepse ato vërtet ekzistojnë te një pjesë e bashkësisë shqiptare. Këto qëndrime nuk janë të shumicës, por pakicës”, ka deklaruar Serwer për Radion Evropa e Lirë.

Serwer ka shtuar se në pyetjen nëse kjo ide më pëlqen, përgjigjja ime është ‘jo’, por nëse pyetem, nëse kjo ide duhet të prezantohet publikisht, përgjigjja është ‘po’, sepse politikisht është me e shëndetshme që ajo të dalë në dritë dhe t’i nënshtrohet polemikës dhe kritikës publike, ka përfunduar Serwer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)