29 Prill 2024

Server: Raporti i Martit në dëm të Thaçit dhe Kosovës

SHBA, 10 janar - Analisti Daniel Server, nga Qendra për Studime Transatlantike, ka thënë se raporti i Dick Martyt i ka bërë dëm Hashim Thaçit dhe Kosovës.  


Sipas tij, iniciativa për bashkim mbarëshqiptar është e papranueshme në Ballkan.

Në një intervistë për Evropën e Lirë, Server ka thënë se procesi zgjedhor në Kosovë është shumë i rëndësishëm, ngase është me rëndësi vitale të lihen qytetarët që më votat e tyre të vendosin nëse Thaçi apo dikush tjetër do të vazhdojë të përfaqësojë Kosovën.

“Vendimin për këtë nuk duhet ta sjellë Uashingtoni apo Brukseli, por Kosova. Mirëpo, patjetër duhet të them se jam shumë i dëshpëruar me cilësinë e procesit zgjedhor”, ka thënë Server.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)