29 Prill 2024

Serbia tenton ta arrestojë Çekun përmes Kroacisë

Zagreb, 12 janar - Agim Çekut mund t`i nxjerrë telashe nënshtetësia kroate. Autoritetet serbe po provojnë që ish-kryeministrin e Kosovës ta vënë prapa grilave nëpërmjet një fletarrestimi ndërkombëtar, duke iu referuar nënshtetësisë së tij kroate.

Gazeta kroate Jutarnji List ka raportuar të martën se autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestimin nëpërmjet Interpolit për tre kroatë të akuzuar për krime në Vukovar dhe një shqiptar me nënshtetësi kroate për krime lufte në Kosovë.

“Pas arrestimit të Tihomir Purda në Bosnjë Hercegovinë, në listat e Interpolit kanë mbetur edhe emrat e Petar Janjicit, Danko Maslovit, të dyshuar për krime lufte në Vukovar, si edhe për Agim Çekun dhe Sinisa Misicin, për të cilët dyshohet se kanë kryer krime në Kosovë”, raporton kjo gazete.

Jutarnji List jozyrtarisht ka mësuar se Purda, i cili ishte arrestuar më 5 janar do t`i ekstradohet Kroacisë dhe institucioneve të drejtësisë së këtij vendi, pasi për këtë nuk ekzistojnë asnjë pengesë formale-juridike. Sipas kësaj gazete, ky informacion do të zyrtarizohet kur të mërkurën në Zagreb do të takohen ministrat e drejtësisë dhe prokurorët për krime lufte të Serbisë dhe të Kroacisë.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, nuk kishte dëgjuar të martën se mund të bëhet “gjah” i organeve të ndjekjes nëse shkel në shtetin e Kroacisë për pavarësinë e të cilit kishte luftuar shumë vjet dhe ishte dekoruar për merita të larta. Këtë hap të shtetit kundër të cilit kishte luftuar në dy luftëra, Çeku e ka vlerësuar si orkestrim të Beogradit kundër luftës së UÇK-së. “Unë kurrë nuk kam bërë krime, as nuk kam urdhëruar krime, kam qenë ushtar profesionist, kam punuar me përgjegjësi, në mënyrë profesionale, morale dhe e kam ndërgjegjen shumë të pastër sa u përket krimeve kudo që kam vepruar”, ka thënë Çeku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)