29 Prill 2024

Serbia planifikon regjistrimin e popullsisë edhe në Kosovë

Beograd, 6 janar - Serbia po planifikon që në regjistrimin e popullsisë së saj të përfshijë edhe popullsinë e Kosovës.

Deri më tani Beogradi zyrtar nuk ka përcaktuar ndonjë plan për mënyrën e regjistrimit në Kosovë. Por, zv-drejtori i Entit Republikan të Statistikave, Miladin Kovaçeviç, thotë se Serbia është e detyruar nga Kushtetuta që të bëjë regjistrimin e popullsisë edhe në Kosovë.

"Serbia është e detyruar që të bëjë regjistrimin në tërë territorin e vendit, duke përfshirë edhe Kosovën", citohet Kovaçeviç nga mediat vendase. Ai shton se për t’u zbatuar regjistrimi në Kosovë duhet biseduar me përfaqësuesit e EULEX-it dhe të vetëqeverisjes lokale.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi ishte parashikuar të zhvillohej në muajin prill, por u shty për në shtator si pasojë e mungesës së fondeve. Sipas zv-drejtorit të Entit Republikan të Statistikave të Serbisë, mjetet e nevojshme për regjistrimin e popullsisë do të sigurohen nga fondet e Bashkimit Evropian.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Serbi jetojnë 7.306. 677 banorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)