29 Prill 2024

Serbia negocion me secilin përfaqësues që zgjedh populli

Beograd, 11 janar - Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë se Beogradi është i hapur për dialog me Prishtinën dhe se do të negociohet me secilin përfaqësues që e zgjedh populli i Kosovës.

I pyetur nëse Hashim Thaçi do të jetë pjesëmarrës legjitim në këtë dialog, Ivanovic ka thënë se për Beogradin edhe kryeministri në largim i Kosovës është legjitim.

Por, ai ka vlerësuar se Thaçi personalisht nuk do të merr pjesë në bisedime ngase “Prishtina patjetër duhet të dërgojë në negociata ekipin e përbërë nga ekspertë dhe profesionistë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)