26 Prill 2024

Serbia dërgon 55 emisarë për të ndalur njohjen e Kosovës

Beograd, 26 korrik - 55 emisarë serb do të udhëtojnë në 55 vende të ndryshme të botës për të dorëzuar tëk krerët e vendeve letrën e Presidentit serb, Boris Tadiç, ku kërkohët të mos e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanëshmërisht.

Presidenti serb, Boris Tadiç, pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të GJND-së se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjet ndërkombëtare, tha se shumë vende do të jenë nën presion të njohin pavarësinë e Kosovës para se të shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, porse Serbia do të bëjë të gjitha përpjekjet që këso njohjesh të ketë sa më pak dhe që në vjeshtë, në New York, të miratohet rezoluta e Serbisë.

Serbia ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën diplomatike për Kosovën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen thelbësore që ka të bëjë me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)