02 Maj 2024

Serbi, sot protesta e madhe e opozitës

Beograd, 5 shkurt - Partia më e madhe e opozitës serbe do të mbajë sot një protestë masive kundër qeverisë, që pritet të jetë më e madhja e zhvilluar ndër vite.

Lideri i nacionalistëve serbë, Tomisllav Nikolic ka hedhur poshtë shqetësimet se manifestimi mund të kthehet në një protestë të dhunshme.

Mbështetësit e Partisë Serbe të Progresit pritet të kërkojnë nga qeveria caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Shkak për këtë protestë është bërë kriza e thellë ekonomike dhe rritja e ndjeshme e shkallës së varfërisë në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)