Senati amerikan kundër natyralizimit të emigrantëve ilegal
Washington, 19 dhjetor - Presidenti amerikan Barack Obama ka dështuar me përpjekjen e tij për natyralizimin e emigratnëve ilegalë. 
Projektligji i ashtuquajtur "Dream Act", nuk arriti të marrë ne senat numrin e nevojshëm të votave.
Obama megjithatë paralajmëroi, se në vitin 2011 do të ndërmarrë një përpjekje tjetër për miratimin e këtij projekligji. 
Ai parashikon, që shtetësinë amerikane ta marrin të gjithë ata njerëz, që janë  futur në tokën amerikane ilegalisht, para ditëlindjes së tyre të 16-të dhe që kanë ndjekur mësimet e larta në universitet apo kanë shkuar në ushtri. 
Obama angazhohet për reformimin e ligjeve për migrimin, që do t'i mundësonte miliona njerëzve, të merrnin nënshtetësinë amerikane. 
















