Rusia zhvillon provën e raketës hiper-sonike

Moskë, 12 mars - Qeveria ruse thotë se ka lëshuar me sukses një raketë hiper-sonike.
Raketa e precizonit të lartë u lëshua nga një avion interceptues supersonik që u ngrit nga një aeroport i Distriktit Jugor Ushtarak në Rusinë Jugperëndimore.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se lëshimi shkoi sipas planit dhe se raketa e goditi objektivin e përcaktuar.
Raketa në fjalë është një prej armëve të reja të zbuluara nga presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij mbi gjendjen e shtetit më herët këtë muaj.
Putini tha se raketa fluturon 10 herë më shpejt se zëri dhe mund t'u shmanget sistemeve të mbrojtjes ajrore.