26 Mars 2023

Rusia me humbjet më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore

Kiev, 23 mars - Ushtria ruse e Vladimir Putin ka humbur një tjetër komandant të rangut të lartë, teksa luftimet në Ukrainë kanë hyrë në javën e 4.

Koloneli Alexei Sharov është  i 15-ti nga udhëheqësit kryesorë ushtarakë të Putinit që është vrarë, duke i bërë humbjet e Rusisë në  më të mëdhatë që nga Lufta e Dytë Botërore. Vdekja e tij u njoftua nga forcat e armatosura ukrainase në mediat sociale pasditen e djeshme.

Komandanti i Urdhrit të Gardës 810 të Brigadës Zhukov në marinsat ruse, Sharov thuhet se u vra në Mariupol, një qytet në të cilin mbi 100,000 njerëz janë bllokuar në mes të një rrethimi nga rusët pushtues.

Rusia nuk i ka përditësuar zyrtarisht shifrat e viktimave që kur deklaroi më 2 mars se 498 ushtarakë ishin vrarë dhe 1,597 ishin plagosur.

Që atëherë, ofensiva e saj ka hasur në rezistencë të mëtejshme të rëndë nga ushtria e Ukrainës dhe forcat e mbrojtjes vullnetare. Vdekja e Sharov vjen pas vdekjes së kolonelit Nikolai Ovcharenko, komandant i Regjimentit të 45-të të Inxhinierisë.

Sharov është koloneli i pestë që vdes dhe shënon 15 nga komandantët ushtarakë të Rusisë që kanë vdekur në pushtim , sipas The Sun. Foreign Policy raportoi se Moska ka pësuar shkallën e saj më të lartë të viktimave në mesin e drejtuesve të lartë, që nga Lufta e Dytë Botërore.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)