25 Prill 2024

Rusia mban peng njohjen e Kosovës nga Katari

Prishtinë, 30 nëntor - Njëri prej dokumenteve sekretë të zbuluar nga faqja “Wikileaks” bën fjalë edhe për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Katarit.

Ky dokument i referohet vizitës së zhvilluar në Uashington të kryeministrit të Katarit, Hamad bin Jasim al-Thani, me 4-5 janar të këtij viti, ku u takua edhe me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton.

Znj. Klinton i ka kërkuar kryeministrit al-Thani një datë specifike se kur Katari do të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Ne ju inkurajojmë që ta njihni Kosovën, ashtu siç ka vepruar Arabia Saudite. Ne gjithashtu e përshëndesim votën tuaj pro anëtarësimit të Kosovës në FMN dhe në Bankën Botërore. Këto hapa janë procedura të njohjes formale, por dua ta di se kur do ta ndërmerrnin hapin final?”, i është drejtuar znj. Klinton kryeministrit të Katarit.

Ndërkaq, në dokument thuhet se zëvendëskryeministri i Katarit, Muhamed al-Rumaihi ka bërë të ditur se presidenti rus i ka kërkuar që të “ecet ngadalë” në procesin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

“Vetë vota jonë pro anëtarësimit të Kosovës në FMN dhe BB tregon simpatinë tonë që kemi për njohjen e Kosovës. Por presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka kërkuar nga Katari që të ‘ecet ngadalë’ me vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”, citohet al-Rumaihi në dokumentin e “Wikileaks”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)