30 Prill 2024

Rusia goditet nga tërmeti 5.5 ballë të shkallës Rihter

Moskë, 8 dhjetor - Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Kaukazit të Rusisë, raporton EMSC.

Bëhet me dije sipas raportimeve se epiqendra u regjistrua në republikën ruse të Dagestanit.

Nga ana tjetër mësohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa ende nuk dihen informacione për dëme dhe të lënduar.