03 Maj 2024

Rritet kriza e urisë në rajonin e Somalisë jugore

Mogadishu, 2 gusht - Rajonet e Somalisë jugore të shkatërruara nga uria ishin dikur hambari i vendit. Zëri i Amerikës, njofton për kombinimin vdekje-prurës të thatësirës, inflacionit dhe grupit militant al-Shabab, i cili e kthehu krizën ushqimore në atë të urisë.

Ndërsa pjesa tjetër e jugut dhe rajonet e tjera të Afrikës Lindore po përballen me një emergjencë ushqimore, dy rajonet e Somalisë, Bakool dhe Shabeli i Poshtëm ishin më të prekurat dhe janë të vetmet zona të specifikuara të jenë në krizë urie.

Si për ironi, këto dy rajone kanë qënë mes zonave më të mëdha të prodhimit ushqimor në Somali dhe në kohët e mira mund të ushqenin pjesën tjetër të vendit.

Por një cikël thatësirash, më të rëndat në 60 vjet, shkatërruan dy të mbjellat e fundit në rajon. Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për Somalinë, Mark Bowden shpjegon çfarë ndodhi më pas.

“Prodhimi vendas i melakuqit u godit rëndë. Kjo pati efekt shkatërrues në ekonominë lokale dhe shkaktoi rritje masive të inflacionit. Pra ata që patën bagëti dhe jo në deve, panë një pakësim të rezervave dhe aseteve të tyre. Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimit u rritën, përfshi ushqimet e importuara. Inflacioni shkaktoi 270 përqind”.

Çmimet e larta të ushqimit goditën vecanërisht rëndë njerëzit në Shabelin e Poshtëm dhe Bakool pasi shumë prej tyre ishin bujq.

Thatësira shkatërroi të mbjellat ose ngordhi kafshët e tyre. Dhe për shkak të inflacionit, ata nuk mund të këmbenin pjesën e mbetur të bagëtive me një cmim të mirë.

Këshilltar i lartë teknik i Kombeve të Bashkuara për Somalinë, Grainne Moloney, thotë se bujqit në këtë rajon janë vecanërisht në rrezik.

“Ky është një grup shumë i pambrojtur me një potencial shumë të dobët. Fermerët atje kanë shumë pak mundësi. Në se nuk bie shi, ata nuk kanë asnjë alternativë tjetër për të jetuar”.

Por ciklet e thatësirës nuk janë të papara në këtë zonë, duke ngritur pyetje përse fermerët që e dinin këtë situatë nuk mbajtën rezerva gruri apo të merrnin masa të tjera parandaluese.

Rashid Abdi me Grupin Ndërkombëtar të Krizave thotë se një pjesë e fajit bie mbi grupin Al Shabab i lidhur me al-Kaidan.

“Al-Shabab ka inkurajuar bujqësinë me para në dorë, dhe kjo ka rënduar problemin e pasigurisë së ushqimit pasi komunitetet që dikur rrisnin vet ushqimin e tyre dhe e ruanin atë për kohë të vështira, tani nuk kanë asnjë rezervë”.

Bakool dhe Shabeli i Poshtëm janë baza të grupit islamik i cili i takson banorët të paguajnë për luftën e tyre kundër qeverisë qëndrore somaleze. Banorët atje u detyruan të rrisnin drithëra që do t’u siguronin të ardhura dhe jo për të patur rezerva në kohë të vështira.

Autoriteti i Al-Shababit në këto rajone i kufizon shumë edhe aktivitetet e grupeve të ndihmave, që thonë se mund të kishin bërë më shumë për të ndihmuar popullatën e prekur.

Por në fund të fundit këto dy rajone nuk janë shumë ndryshe nga pjesët e tjera të Somalisë jugore.

Tre kushte janë ato që përcaktojnë urinë – mungesa e ushqimit, kequshqyerja dhe vdekja. Analisti i OKB-së për sigurinë e ushqimit Moloney thotë se  Bakool dhe Shabeli ishin thjesht të parët që e përmbushën këtë kriter të dhimbshëm.

“Karakteristika përcaktuese ishte në fakt se ata arritën nivelin e vdekshmërisë dhe rajonet e tjera nuk e arritën. Por kjo nuk do të thotë se rajonet e tjera janë më pak të prekura”.

Në se kushtet qëndrojnë të njëjta, Sistemi Paralajmërues për Urinë i mbështetur nga OKB-ja dhe Shtetet e Bashkuara parashikon se pjesa tjetër e Somalisë jugore do të shpallet gjithashtu zonë krize brenda dy muajve të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)