01 Prill 2023

Rompuy: Kosova të përfshihet në bashkëpunimin rajonal

Bruksel, 6 mars - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, i ka bërë thirrje Serbisë që të luajë rol “konstruktiv” në rajon, sidomos me fqinjët.

“Shfaqa shpresën se Serbia do të ketë ndikim pozitiv në stabilitetin në rajon. Nënvizova se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Kosova duhet të përfshihet në bashkëpunimin rajonal në mënyrë pragmatike”, tha presidenti i BE-së, Van Rompuy.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkovic, në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)