20 Prill 2024

Rezoluta serbe për Kosovën mund të ndryshohet

Beograd, 5 gusht - Rezoluta serbe për Kosovën e dorëzuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, mund të pësojë ndryshime pasi Serbia është treguar e gatshme të dëgjojë çdo sugjerim të pranueshëm që mund të vijë nga Bashkimi Evropian.

Kështu është shprehur zëdhënësja e Partisë Demokratike serbe Jelena Trivan e cila ka theksuar se teksi i paraqitur është i pranueshëm dhe i balancuar, prandaj edhe pritet edhe një mbështetje, por Serbia është e gatshme të dëgjojë çdo sugjerim.

Sipas saj, Serbia ka paraqitur propozim-rezolutën si një "vazhdimësi të politikës konsekuente të mbrojtjes së sovranitetit dhe ai është përfundimtar".

"Jemi gati t'ua sqarojmë me durim pozicionin tonë partnerëve tanë në Bashkimin Evropian dhe jashtë tij, për të siguruar kështu mbështetje të gjerë", ka thënë Trivan, zëdhënëse e partisë, e cila udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.

Serbia, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së rezolutën me të cilën thekson se shkëputja e njëanshme e Kosovës është mënyrë e papranueshme për zgjidhjen e problemeve territoriale dhe thërret për gjetjen e zgjidhjes me dialog.

Ndërkohë, kjo propozim-rezolutë është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian si e paqëndrueshme dhe me sugjerimin që Serbia të bjerë dakort me realitetin si dhe të ndërtojë raporte të mira ndërshtetërore me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)