Rënia e numrit të lindjeve në Japoni në vitin 2017, rekord historik

Tokio, 29 dhjetor - Numri i lindjeve në Japoni sivjet ka rënë në nivelin më të ulët që kur filloi regjistrimi i të dhënave më shumë se një shekull më parë.
Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, numri i foshnjave të lindura pritet të jetë nën 1 milion për të dytin vit me radhë.
Numri arriti kulmin gjatë bumit të lindjeve që pasoi Luftën e Dytë Botërore, duke arritur 2.7 milionë.
Rënia e popullsisë ka vazhduar teksa numri i vdekjeve në vitin 2017 ishte më i larti në epokën e pasluftës, ndërsa i martesave më i ulëti.
Plakja dhe shkalla e ulët e lindjeve kanë qenë dy sfidat më kritike demografike të Japonisë.