15 Maj 2025

Rasmusen: Dialogu Kosovë – Serbi është me rëndësi jetike

Bruksel, 3 shkurt - Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Anders Fog Rasmusen ka deklaruar sot, në fillim të takimit të ministrave të mbrojtjes të aleancës, që kanë trupa në kuadër të KFOR-it, se dialogu Kosovë - Serbi është me rëndësi jetike dhe se duhet të vazhdoj.

Ai vlerësoi se dialogu paraqet rastin historik për ndërtimin e së ardhmes më të mirë dhe potencoi se të dyja palët duhet shfrytëzuar atë për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë.

Rassmusen tha se dialogu duhet të japë rezultate konkrete, dhe mbi të gjitha të zbatohen marrëveshjet për veriun e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se në takim do të shqyrtohen edhe rrethanat e sigurisë në Kosovë , “ku vitin e kaluar kishte shpërthim të sërishëm të dhunës”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk harroi pa përmendur edhe shpërthimin e dhunës në veri të Kosovës vitin e kaluar, ku dënoi sulmet dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për misionin e KFOR-it. Ai theksoi se KFOR-i ka dhënë një shembull të mirë për të siguruar një Kosovë të sigurt, demokratike dhe multietnike.

"KFOR-i ka bërë një punë të mirë për të siguruar mbrojtjen e të gjithë njerëzve në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij në përputhje me mandatin e OKB-së," tha Rasmusen.

Ai ka potencuar domosdonë e forcimit të angazhimeve të përbashkëta të KFOR-it dhe Eulex-it në Kosovë, duke thënë se “atëherë Kosova mund të synoj në të ardhmen integrimin në strukturat euro-atlantike dhe kthej shpinën të kaluarës dhe konflikteve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)