29 Shkurt 2024

Që nga fillimi i luftës janë vrarë 16.400 ushtarë rusë

Kiev, 26 mars - Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi se që nga fillimi i luftës janë vrarë 16.400 ushtarë rusë.

Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës më 24 shkurt dhe në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës thuhet se forcat e tyre u kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse.

Në deklaratë thuhet se forcat ukrainase kanë vrarë 16.400 ushtarë rusë dhe kanë rrëzuar 117 avionë ushtarakë rusë dhe 127 helikopterë, kanë shkatërruar 575 tanke, 1.640 automjete të blinduara, 293 topa, 91 sisteme raketore dhe 51 sisteme kundërajrore.

Kievi gjithashtu pretendon se ushtria ruse humbi 1.131 automjete, shtatë anije dhe varka të lehta, 73 tanke dhe 56 dronë në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)