29 Prill 2024

Presidenti Topi nuk i përkrahë bisedimet Prishtinë-Beograd

Tiranë , 12 janar - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar se pret që Kosova të krijoje sa me shpejte te gjitha institucionet e veta, që dalin nga zgjedhjet e përgjithshme.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar se pret që Kosova të krijoje sa me shpejte te gjitha institucionet e veta, që dalin nga zgjedhjet e përgjithshme, e cilat do të dinë të përballojnë, sikurse kanë përballuar edhe në të shkuarën, të gjitha sfidat e rëndësishme politike dhe historike që ka Kosova si një shtet i lirë, sovran, i pavarur.

Ai ka thënë se personalisht nuk i përkrahë bisedimet Prishtinë - Beograd derisa nuk qartësohet raporti i Dick Martyt, i cili në bashkëpunim me qarqet serbe ka si qëllim të barazojë viktimën me xhelatin.

I pyetur se a do të ndikojë raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili akuzoi kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikim organesh të serbëve të zënë rob gjatë luftës në Kosovë, presidenti Topi në një intervistë për Alsat ka thënë se bisedime në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të jenë tërësisht të karakterit teknik, të cilat në mënyrën më absolute nuk do të venë asnjëherë në dyshim sovranitetin territorial të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)