Preshevë, protesta kundër diskriminimit

Prishtinë, 21 shtator - Në qytetin e Preshevës sot u organizua marshi gjithë popullor me moton Stop diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Organizatorë të protestës ishte i gjithë spektri politik shqiptar në bashkëpunim më Organizatën e veteranëve te luftës dhe Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.
Duam punë, Duam hapjen e kufirit, Stop xhandarmerisë serbe, Zhvillim jo diskriminim ishin sloganet që përcollën këtë protestë, deri sa ato që kishin përgatitur nga aktivistët e Këshillit për të drejtat e njeriut dhe Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut-e quanin ministrin e Pushtetit lokal serb, Milan Markovic si njeri të rrezikshëm .Warning Markovic is Here.
Pankartat u vendosën në Zyrat e Trupit Koordinues në Preshevë.