Polonia refuzon protestat "Kosova është Serbi"

Varrshavë, 1 shkurt - Autoritetet polake kanë parandaluar mbajtjen e protestës nga ultranacionalistë serb më 18 shkurt në shenjë kundërshtimi të pavarësisë së Kosovës.
Nga Serbia janë paralajmëruar organizata të ndryshme ekstremiste të cilat do të marrin pjesë në këtë demostratë.
Si një grup non ngrata është edhe grupi Phalanx 1389″ i njoftur si një grup antisemitist dhe fashist me origjinë nga Serbia.
Pjesëtarë të këtij grupi ishin arrestuar nga demostratat e tetorit të vitit të kaluar dhe atyre iu ishte ndaluar hyrja në Poloni, mirëpo gjatë asaj demonstrate, serbët ishin të ftuar vetëm si mysafirë dhe iu lejua që të mbahet vetëm një fjalim i shkurtër mbi Kosovën.
Kësaj radhe ultranacionalistët polak si dhe ata nga Serbia do të tentojnë të organizojnë këtë protestë në shenjë të Kosovës me moton Kosova është e Serbisë.