27 Mars 2023

Pier Mirel viziton Kosovën, takon kryeministrin Thaçi

Prishtinë, 5 korrik - Në prag të takimit plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit, që do të mbahet nesër në Prishtinë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur Drejtorin për Zgjerim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel.

Në takim u diskutua për perspektivën evropiane të Kosovës, për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të vendit për implementimin e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për progresin dhe sfidat në rrugën e integrimit dhe për çështje tjera me rëndësi.

Kryeministri Thaçi me këtë rast shprehu edhe njëherë gjithë angazhimin që është duke e bërë qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës për përmbushjen me sukses të të gjitha përgjegjësive dhe kritereve për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, duke potencuar se sfidat që dalin nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën janë pjesë kryesore e angazhimeve të qeverisë.

Në takimin e kryeministrit Thaçi me Drejtorin për Zgjerim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel, është rikonfirmuar thellimi i përkushtimeve për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, për marrëveshjen tregtare me BE-në dhe çështje tjera me interes.

Pas plotësimit të pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në, Republika e Kosovës është e përgatitur dhe e gatshme për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, që presim ta marrim gjatë kësaj vere- është shprehur kryeministri Thaçi në takim.

Nga ana e tij, Drejtorin për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel, ka vlerësuar punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e kritereve për integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike dhe ka theksuar se i gjithë progresi i arritur, si dhe sfidat që dalin në këtë rrugë, do të jenë të prezantuara në mënyrë meritore në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)