27 Prill 2024

PD kërkon nga Kuvendi denimin e sulmeve të Serbisë ndaj Kosovës

Tiranë, 15 qershor - Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ku deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka kërkuar fjalën për procedurë që Shqipëria të mbajë qëndrim për ngjarjet e djeshme në Kosovë.

Dogjani ka kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim pasi situata ka agravuar ku edhe janë marrë tre policë peng nga serbia.

"Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim", ka thënë Dogjani.

Edhe deputeti Tomorr Alizoti propozoi futjen në rendin e ditës diskutimin për tensionet në veri të Kosovës, pasi sipas tij, kriza mund të agravojë.

“Sot parlamenti duhet të diskutojë rreth Kosovës. Përpara se të diskutojmë temat që kanë rëndësinë e tyre, por e rëndësishme është kriza në Kosovës që mund të agravojë. Duhet ta kishim rend dite, nuk mund ta anashkalojmë në këtë mënyrë, merreni seriozisht këtë. Kriza po dregradim, ky është sugjerimi im dhe ju lutem kolegëve ta merrni parasysh.”-tha deputeti Tomorr Alizoti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)