28 Prill 2024

Parlamenti Evropian miraton Rezolutë për Kosovën

Prishtinë, 10 maj - Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë.

Për raportin për Kosovën votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan.

Parlamenti Evropian pÑ‘rshëndet liberalizimin e vizave, aplikimin e KosovÑ‘s pÑ‘r statusin e kandidatit nÑ‘ Bashkimin Evropian si dhe mbÑ‘shtet aplikimin pÑ‘r anëtarësim në Këshillin e Evropës.

NÑ‘ kÑ‘tÑ‘ rrafsh, shprehet keqardhja se Kosova është aktualisht e vetmja demokraci evropiane që nuk është ende anëtare e Këshillit të Evropës.

Në raport përsëritet ftesa për pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në rezolutë i bÑ‘het thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë që të përmbahet nga përpjekjet për të izoluar vendin fqinj Kosovën nga skena ndërkombëtare duke bërë fushatë kundër njohjes së saj ose duke e përjashtuar vendin nga organizatat ndërkombëtare.

Edhe SerbisÑ‘ i bÑ‘het thirrje të heqë votën e saj bllokuese që e ndalon Kosovën të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, gjë që, siç thuhet, përndryshe do të binte ndesh me Marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Sa i pÑ‘rket anÑ‘tarÑ‘simit tÑ‘ KosovÑ‘s nÑ‘ organizata tÑ‘ ndryshme, porositet se pÑ‘rpos procesit tÑ‘ reformave, suksesi nÑ‘ procese do varet edhe nga pÑ‘rparimi nÑ‘ dialogun me SerbinÑ‘. I bÑ‘het thirrje KosovÑ‘s dhe SerbisÑ‘ që të angazhohen në frymën e kompromisit për të arritur “një marrëveshje gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve, të bazuar në njohjen e ndërsjelltë, e në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

NjÑ‘kohÑ‘sisht bëhet thirrje edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri me tash në dialog, përfshirë edhe atë për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe. Në RezolutÑ‘n e miratuar, përshëndetet përkushtimi për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por shprehet shqetësim për gjendjen e Gjyqësorit në Kosovë i cili, siç thuhet, , “vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjes së panevojshme politike”. Keqardhje shprehet për ndikimin negativ që ka pasur atmosfera e polarizimit politikë në punën e Kuvendit dhe u bëhet ftesë deputetëve të opozitës që ti japin fund praktikës së abstenimit.

Parlamenti Evropian gjithahstu përshëndet përshtatjen e Kosovës me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, sidomos dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kjo ёshtё rezoluta e fundit nё mandatin ekzistues tё Parlamentit Evropian. Vitin tjetёr mbahen zgjedhjet evropiane dhe rrjedhimisht do kenё njё strukturё tё re tё eurodeputetёve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)