Parisi kërkon nga shtetet afrikane ta njohin Kosovën

Paris, 26 maj - Në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Franca ka nisur iniciativën për valë të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan sot gazeta Veçernja novosti e Beogradit.
Gazeta mëson nga burimet e informuara mirë diplomatike se Parisi po përpiqet që në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë France-Afrike në Nicë, në qershor, të diskutohet edhe çështja e njohjeve të reja të Kosovës.
Mësohet se Parisi do ta ftojë ministrin e Jashtëm të Kosovës Hysenin, e pastaj Sejdiun apo Thaçin, gjë për të cilën po insiston ministri i Jashtëm i Francës Bernar Kushner. Prej 42 vendeve afrikane, pavarësinë e Kosovës deri më tash e kanë njohur 11.
Franca trysni po ushtron mbi 18 vende si: Madagaskarin, Mozambikun, Burundin, Beninin dhe Bregun e Fildishtë. Njëkohësisht Arabia Saudite po vepron në drejtim të Organizatës së Konferencës Islamike, Britania në drejtim të vendeve Karaibe kurse SHBA drejt vendeve të Ame rikës Latine , shkruan ne mes tjerash kjo gazetë.