16 Maj 2025

Papua New Guinea konfirmon njohjen e Kosovës

Prishtinë, 3 tetor - Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka marrë njoftimin zyrtar për njohje nga Papua Guinea e Re. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Ministrisë Artan Behrami, i cili tha se njoftimi është bërë përmes Ambasadës së Kosovës në Tokio.
 
”Ne sot jemi informuar zyrtarisht, përmes Ambasadës sonë në Tokoi që Qeveria e Papua New Guinea ka marr vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti, Peter O''Neill këtë vendim tashmë e ka bërë publik. Ne shumë shpejt do të lidhim marrëdhënie diplomatike me këtë shtet“, ka konfirmuar për RTK Artan Behrami, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.

Ai ka theksuar se në takimin e fundit me 27 shtator 2012 që Ministri Enver Hoxhaj kishte me Ministrin e Punëve të Jashtëm të Papua New Guinea në New York ka marr konfirmimin që Qeveria e tyre ka marr vendimin për njohjen e Kosovës, derisa sot është bërë ky vendim publik.

“Vetëm këtë vit, ministri Hoxhaj ka vizituar tri herë Oqeaninë, ku ka zhvillu takime me përfaqësues shumë shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ne presim njohje të shpejta nga këto shtete. Kemi sinjale shumë të fuqishme“, ka shtuar Behrami. (RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)