20 Prill 2024

Pak: Mos i bëni gabimet e Shqipërisë

Bruksel, 8 dhjetor - Udhëheqëset e delegacionit të Parlamentit Evropian, që do të vëzhgojë zgjedhjet e së dielës në Kosovë, deputetet Doris Pak dhe Ulrike Lunaçek, kanë bërë thirrje për një dalje sa më masive të qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje, në mënyrë që të demonstrojnë se kosovarët janë të gatshëm të marrin në duart e tyre përgjegjësinë për shtetin e tyre të ri.

Pak dhe Lunaçek në një konferencë për gazetarë në Bruksel janë shprehur të bindura se kosovarët do të dinë t'i organizojnë si duhet këto zgjedhje dhe t'i shmangin parregullsitë, ndërsa Këshilli Zgjedhor, sipas tyre, do ta ketë përgjegjësinë kryesore për këtë. Doris Pak ka prositur partitë politike në Kosovë që të mos i bëjnë gabimet që bëhen në Shqipëri. ”

Besojmë se ato nuk do të kenë guxim të bëjnë çfarë bëhet në Shqipëri, sepse e shohin se çfarë pasojash ka Shqipëria. Nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta, nëse Këshilli Zgjedhor dhe ne si vëzhgues e themi këtë, atëherë askush nga partitë politike nuk guxon të mos i pranojë rezultatet”, është shprehur Pak.

Ndërkaq, Lunaçek ka thënë se partitë politike duhet të heqin dorë nga tentimet për të ndërhyrë në media. Sipas saj, ato nuk duhet të bëjnë kurrfarë presionesh apo manipulimesh ilegale ndaj qytetarëve për të fituar ndonjë votë.

Parlamenti Evropian, siç u konfirmua sot në Bruksel, do të ketë një delegacion vëzhgues në Kosovë nga dita e premte dhe ai do të ndahet në dy ekipe vëzhguesish.

”Do të përqendrohemi kryesisht në zonat, ku në të kaluarën ka pasur tentime për parregullsi”, ka thënë Lunaçek, e cila së bashku me zonjën Pak do të udhëheqin delegacionin shtatë anëtarësh të Parlamentit Evropian.

Këto dy deputete të PE së e kanë përshëndetur faktin se në këto zgjedhje ka edhe tri subjekte të reja politike që garojnë.

Po ashtu kanë shprehur pritjet që edhe serbët e Kosovës të dalin në këto zgjedhje në një numër sa më të madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)