29 Mars 2024

OKB: thirrje Kosovës dhe Serbisë, menjanoni provokimet

Hagë, 23 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, i bëri sot thirrje Kosovës dhe Serbisë për “dialog kosntruktiv”, pas vendimit të djeshëm të GJND-së.

Numri një i Kombeve të Bashkuara theksoi se është e rëndësishme që palët të mënjanojnë aktet provokuese të cilat do të minonin dialogun.

“OKB-ja inkurajon palët të angazhohen në një dialog konstruktiv”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e shpërndarë nga zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Ban Ki Mun do t’i dorëzojë Asamblesë së Përgjithshme përfundimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe më pas do të vendosen hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)