17 Maj 2025

OBI u bën thirrje shteteve anëtare të njohin Kosovën

Abu Dhabi, 11 shkurt - Gjatë punimeve në Kajro, Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ka miratuar një deklaratë me të cilën u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të saj, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të marrin vendim për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Në deklaratën finale të Samitit riafirmohet apeli i bërë në rezolutën e mëhershme të kësaj organizate, të miratuar në Sesionin e Ministrave të Jashtëm të OBI-së, në nëntor të vitit të kaluar, për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare.

Po ashtu, rikonfirmohet thirrja për shtetet anëtare në OBI që të vazhdojnë kontributin e tyre për fuqizimin ekonomik të Kosovës.

Samiti zgjodhi sekretarin e ri të përgjithshëm të kësaj organizate, sauditin Iyad Al-Madani, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën në vitin 2014.

Këtë deklaratë e ka përshëndetur menjëherë shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, i cili i ka uruar sukses edhe Al-Madanit në postin e sekretarit të ardhshëm.

Sipas komunikatës së MPJ-së, Hoxhaj i ka adresuar mirënjohje të posaçme sekretarit të përgjithshëm aktual të OBI-së, turkut Ekmeleddin Ihsanoglu.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (më parë e quajtur Organizata e Konferencës Islamike) është organizata e dytë më e madhe ndërkombëtare (pas Kombeve të Bashkuara) dhe përfshin në gjirin e saj 57 shtete nga katër kontinente.

Deri më tani Kosovën e kanë njohur 31 vende të OBI-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)