03 Maj 2024

Obama uron Kosovën në tre vjetorin e pavarësisë

Washington, 18 shkurt - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, përmes një deklarate ka uruar popullin e Kosovës për tre vjetorin e pavarësisë së vendit, duke shprehur besimin për vazhdimësinë e miqësisë në mes dy vendeve. 

“I bashkohem të gjithë amerikanëve duke ju shprehur urimet më të mira të gjithë atyre që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është kjo një kohë për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësi dhe për të shikuar drejt një të ardhme më të sigurtë dhe më të begatshme për të gjithë qytetarët e Kosovës,” thotë në deklaratën e tij presidenti Obama.

Presidenti amerikan në këtë deklaratë ju drejtohet edhe kosovarëve në Amerikë, duke ju thënë që të krenohen me vendin e tyre.

“Në Amerikë, ata që kanë rrënjët dhe familjen në Kosovë, mund të jenë krenarë me përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë vendi në tri vjetët e para të pavarësisë. Kam besim se miqësia në mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet gjatë viteve të ardhshme,” thuhet në urimin e presidentit amerikan në tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)