28 Prill 2024

Nuk është e nevojshme që Ukraina të sulmojë Putinin, fati i tij vendoset nga Gjykata

Kiev, 3 maj - Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov thotë se nuk është e nevojshme që Kievi të sulmojë Vladimir Putinin, pasi fati i tij do të vendoset nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

GJNP lëshoi një urdhër-arrest për Putinin në mars, i dyshuar për krime lufte.

Përmes një postimi në Twitter, megjithëse nuk përmend drejtpërdrejt emrin e presidentit rus Vladimir Putin, Reznikov tha se “Ukraina nuk ka nevojë të sulmojë kriminelët rusë të luftës në rezidencat e tyre në Moskë – gjykata do të merret me ta”.

Rusia pretendon se Kievi qëndron pas një sulmi në Kremlin brenda natës – rezidenca zyrtare e zotit Putin.

Reznikov thotë se rezidenca “e pashmangshme” për “kriminelët rusë të luftës” është një qendër paraburgimi në periferi të Hagës në Holandë, çka nënkupton kështu vendndodhjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)