29 Mars 2024

Një tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Italinë

Romë, 9 nëntor - Italia Qendrore është zgjuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga dridhjet e forta të një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë.

“La Repubblica” shkruan se epiqendra ka qenë në bregun e Pesaros në një thellësi prej 8 kilometrash. Tërmeti, megjithatë, është ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe Italinë veriore.

Mediat italiane shkruajnë se tërmeti u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët (3.1 dhe 3.4). Raportet e Ingv mbërritën pak pas orës 7 dhe u perceptuan qartë në zona të ndryshme të Rajonit.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi se ka pasur tërmete të shumta në brigjet e Marche-Pesaro.

Njerëzit dolën në rrugë dhe shumë telefonata u raportuan për dëmtim të banesave, kryesisht çarje të mureve dhe bllokim ashensorësh.

Transporti  hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.

Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha instuticioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)