15 Maj 2025

Në Evropën lindore e qendrore si pasojë e të ftohtit vdesin 80 persona

Bratisllavë, 2 shkurt - Gati 80 persona kanë gjetur vdekjen në Evropën lindore dhe qendrore ndërsa moti i keq solli disa nga temperaturat më të ulta të para në disa dekada.

Në Ukrainë, zyrtarët njoftuan 43 të vdekur nga hipotermia gjatë gjashtë ditëve të fundit. Shumica e viktimave ishin të pastrehë por shtatë të tjerë vdiqën në shtëpitë e tyre.

Në Rumani, gjashtë persona gjetën vdekjen gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e viktimave në 14. Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë thanë se qindra të tjerë janë shtruar në spital me hipotermi.

Ndërkohë zyrtarët në Poloni njoftuan për pesë të vdekur sot duke e çuar numërin në mbi 20.

Vdekje të tjera të lidhura me motin e keq në rajon janë regjistruar në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)