03 Maj 2024

Ndërpritet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Shkup, 11 tetor - Të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë, kanë dhënë dorëheqje dhe me këtë konstatohet se është ndërprerë regjistrimi i popullsisë 2011 në Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase të cilat theksojnë se arsyet për dorëheqjen e anëtarëve dhe ndërprerjen e këtij procesi janë për shkak të problemeve në terren me interpretimin e ligjit në forma të ndryshme.

Sipas mediave qeveria maqedonase  do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme ku do të sjell një vendim të ri lidhur me situatën e krijuar.

Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në Kuvend të propozohen ndryshime të ligjit për regjistrimin e popullsisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)