Murtezaj po qëndron për vizitë në Greqi

Athinë, 21 shtator - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj fillon sot vizitën zyrtare në Athinë. 
Zëvendësministri Murtezaj do të takohet me homologun e tij grek, Dimitris Mardas me të cilin do të diskutojnë për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet dy vendeve si dhe thellimin e bashkëpunimin ekonomik. 
 
Murtezaj në Athinë po e udhëheq delegacionin kosovar të përbërë nga zyrtarë të MPJ-së dhe resorë tjerë qeveritar. 
 
















