18 Prill 2024

Moti i keq në Evropë mbyll kullën Eifel në Paris

Paris, 9 dhjetor - Moti i keq në Evropë bëri që të mbyllej kulla Eifel në Paris, shkaktoi një viktimë në Spanjë dhe krijoi kaos në rrugët e Skocisë.

Zyrtarët thonë se dëbora e madhe në Paris shktoi gjithashtu mbylljen e aeroportit kryesor, Sharl Dë Gol dhe i bëri shumë rrugë të pakalueshme, duke sjellë çrregullime të mëdha në trafik.

Autoritetet në Spanjë njoftuan se një djalë 9-vjeçar gjeti vdekjen kur makina në të cilën ndodhej bashkë me të atin, u përfshi nga uji i përmbytjeve.

Në Skoci, zyrtarët paralajmëruan shoferët të kenë kujdes nga bora dhe akulli që kanë krijuar kushte të vështira në rrugët e vendit.

Në Portagali, erëra të papara për nga shpejtësia prishën shtëpi dhe makina, shkulën pemë dhe shtylla elektrike.

Temperaturat e ulta kanë shkaktuar dhjetra vdekje në Evropë. Të paktën 40 veta kanë gjetur vdekjen 10 ditët e fundit. Vetëm në Poloni, ka patur 30 të vdekur nga të ftohtit e madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)