29 Mars 2024

Mladenov: Kosova, jo gropë e zezë e rajonit

Sofje, 30 nëntor - Ministri i Jashtëm bullgar, Nikola Mladenov ka deklaruar se pas heqjes së regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, Kosova nuk duhet të mbetet një gropë e zezë në Ballkan.

“Bullgaria do të punojë për miratimin e një strategjie për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës”, ka pohuar Mladenov.

“Vërtet që rreth dialogut Prishtinë-Beograd ka probleme, por ato nuk duhet të ndërlidhen me cështje të mëdha, sic është njohja e Kosovës”, ka theksuar ai.

Mladenov ka shprehur vullnetin e vendit të tij që deri në vitin 2014 të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e BE-së, ose të jenë në fazën përfundimtare të pranimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)