Meta kërkoi të mos veprohet emocionalisht me Kosovën për vizat

Tiranë, 18 nëntor - Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me ambasadorët e Shqipërisë ku tha se Shqipëria duhe të vijojë të përpiqet për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave.
Gjatë këtij takimi presidenti kërkoi të mos veprohet emocionalisht dhe me Kosovën, për shkak se vendi ynë është në monitorim, përsa i përket liberalizimit të vizave.
Meta kërkoi të promovohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, pasi sipas tij tani janë rrethanat e favorshme. “Besoj tek eksperienca juaj, do të jeni shembull bashkëpunimi’, iu drejtua Meta ambasadorëve.